Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

PDK do t’i drejtohet Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 14:37
PDK do t’i drejtohet Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë këtë javë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, që detyron mbi 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në treg të lirë të energjisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i partisë së lartpërmendur, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku thotë se përmes kësaj ankese do të kërkojnë masë të përkohshme, në mënyrë që ky vendim siç thotë ai, i dëmshëm të mos zbatohet deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

“Ky nuk është vetëm një proces gjyqësor. Është një betejë për të mbrojtur bizneset tona, ekonominë e vendit, punëtorët tanë dhe familjet e tyre nga një abuzim i pashembullt i pushtetit, i cili i ka detyruar qytetarët dhe ndërmarrjet të blejnë energji me çmime 280% më të larta – vetëm për të mbushur xhepat e kompanive të licencuara nga qeveria”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai thotë se PDK do të jetë deri në fund në krah të ndërmarrësve dhe qytetarëve të Kosovës, për ta ndalur këtë padrejtësi të madhe dhe për të mbrojtur interesin publik.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE