PDK, Aleanca dhe Duda Balje, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, raporton Klan Kosova.

Seanca, nismë e PDK-së, ka një pikë të vetme të rendit të ditës, miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Specialen.

“Sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, kishte njoftuar Arian Tahiri, shef i GP-së së PDK-së.