Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zemaj: Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 16:20
Zemaj: Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar qasjen politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se stabiliteti institucional nuk është, sipas tij, opsion politik për Kurtin.

Në një postim në rrjetet sociale, Zemaj ka deklaruar se ata që kanë besuar se kjo qasje do të ndryshojë, “herët a vonë” janë përballur me të kundërtën.

“Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka pretenduar se edhe në rastet kur ka dakordim politik, sipas tij, “shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri”, ndërsa përgjegjësia për krizën institucionale tentohet t’i atribuohet palës tjetër.

“Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Zemaj ka thënë se për këtë arsye, kriza institucionale mbetet, sipas tij, një opsion i vazhdueshëm i Kurtit.

“Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar”, ka deklaruar ai.

Zemaj ka theksuar se LDK-ja, sipas tij, nuk pranon të nënshtrohet ndaj askujt.

“E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë”, ka shtuar Zemaj.

zemajopsionpolitik

Më shumë nga Lajme

  • 16:53Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen
  • 16:47Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Haxhiut për sqarime lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
  • 16:47KFOR-i jep detaje nga takimi Ulutaş – Jashari
  • 16:41Oferta e Kurtit, reagon deputeti i PDK-së
  • 16:38Pasi Bekim Sejdiu tregoi se nuk është në garë më, vjen reagimi i Muratit