Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen “non grata” të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, si edhe paditjen e saj për nxitje të gjenocidit, pas një deklarate lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e ministres serbe si “ultraraciste dhe antishqiptare”.
Sipas Garos, deklarata e Paunoviç përbën një justifikim të spastrimit etnik dhe të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
