Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e mbeturinave kanë gjetur disa veshje tradicionale nusesh.
Sipas një njoftimi të bërë publik në Facebook, nga kjo kompani kanë treguar se kanë gjetur te koshat e plehrave një dallamë dhe një jelek, veshje këto tradicionale që veshën nga nuset në dasma.
“Pastrimi” thotë se të dyja ishin “sikur të mos kishin dalë kurrë nga sirtari”.
