Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 20:25
“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

Everesti, maja më e lartë e botës me një lartësi prej 8848 metrash, është shkelur nga shqiptari i Kosovës Petrit Kllokoqi, sipërmarrës dhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, i cili këtë të martë, më 19 maj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Everesti.

Në lidhje direkte nga Everest Base Camp, ai e përshkroi këtë eksperiencë 45 ditore si një nga më të paharrueshmet e jetës së tij, duke përfshirë edhe faktin që kjo ekspeditë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet, pasi njerëzit që e ndërmarrin këtë iniciativë mund të humbasin edhe jetën gjatë rrugës.

“Everesti është një risk shumë i madh sepse çdo vit humbasin jetën 10-30 persona gjatë ekspeditës. Fatkeqësisht, prej grupit tonë tre vetë humbën jetën gjatë kësaj ekspedite, pasi akullnajat u shembën dhe është shumë e rrezikshme. Njëri ishte 24-vjeçar dhe nuk ishte i lidhur. Shpresoj të mos kemi më humbje jete sepse është shumë e rëndë, sepse ke për të kaluar edhe nëpër trupa të vdekur, të cilët janë të ngrirë dhe të mbetur aty, sepse nuk depërton helikopteri për t’i tërhequr trupat.”, u shpreh ai për emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Kllokoqi e konsideroi ngjitjen në majën më të lartë të botës si një dhuratë për kombin shqiptar, për ta çuar flamurin në pikën më të lartë të Tokës.

“Jam nisur për flamurin, por kur kam mbërritur nëpër pika shumë të rënda, të them të drejtën, shikoja në telefon vajzën time dhe thoja pse po ia bëj këtë, por kur e shihja nga ana tjetër flamurin, të cilin e mbaja në gjoks dhe dëgjoja këngë patriotike, nuk doja të dorëzohesha deri në majë.”

Ai u shpreh se kjo ishte sfida më e vështirë që ka pasur në jetë, sepse sipas tij duhet të jesh i përgatitur fizikisht dhe shumë më i përgatitur mendërisht.

“Ajo që mëson nga këto ekspedita është se kur kthehesh në vendin tënd, ia di vlerën oksigjenit, pasi aktualisht ndodhem me 40-45% oksigjen më të ulët se atje, ndërsa në pikën më të lartë oksigjeni është 80% më i ulët. Ti kupton vlerën e jetës, pasi mbi 7 mijë metra hyn në zonën e vdekjes, ku na është dashur të përdorim maska oksigjeni.”

Ai përmendi se për ngjitjen në Everest i është dashur një fazë përgatitore që përfshinte ngjitjen në male në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe në Afrikë, Kilimanxharo.

“Më është dashur që për një vit të lë komplet alkoolin dhe për 60 ditë të lë duhanin. Më është dashur të merrem me familjen, për t’i përgatitur nga ana psikike, sepse kjo është ngarkesë edhe për familjen. Ngjitja në Everest nuk fillon kur vjen në Nepal, por fillon që në familje.”

Më herët, Petrit Kllokoqi ka realizuar edhe ngjitjen në Mont Blanc, një nga majat më të larta dhe më të njohura të Europës. Përmes kësaj eksperience, ai dëshmoi pasionin e tij për alpinizmin dhe aventurat ekstreme, ndërsa ngjitja në Everest erdhi si një tjetër hap i rëndësishëm dhe kulminant në rrugëtimin e tij drejt majave më të famshme të botës

petrit kllokoqi

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
  • 19:59Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme
  • 19:56Fitore Pacolli e quan opozitën “të shkretë”
  • 19:46Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë
  • 19:31Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës