Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Bashën.

Në reagim, ambasada italiane pret konstituimin e plotë tani të institucioneve dhe formim sa më të shpejtë të qeverisë.

Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në postimin e ambasadës italiane.