Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 10:14
Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin ka përmendur sërish se ka pasur rol në ndalimin e disa konflikteve, përfshirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam negociuar përfundimin e pesë luftërave”, ka thënë ai derisa është ndaluar nga gazetari i “Fox News”, i cili ia ka numëruar ato – India-Pakistan, Izrael-Iran, Ruanda-Kongo, Serbia-Kosova, Kamboxhia-Tajlanda, Azerbajxhan-Armenia.

“Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme”, është përgjigjur Trump.

Presidenti amerikan ka thënë disa herë tashmë se ka ndaluar një konflikt në Kosovë së fundi, e se ka shpëtuar shumë jetë me këtë veprim.

“Ndalëm diçka që ishte gati të niste”, pati thënë ai më 8 gusht për konfliktin e pretenduar Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në korrik pati pohuar deklarimet e Trumpit duke thënë se në fund të majit këtë vit ndaj Kosovës janë kryer veprime me tendencë përshkallëzuese nga Serbia.

Ajo i pati krahasuar këto veprime të ngjashme me sulmin në Banjskë.

Më shumë nga Lajme

  • 20:20U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
  • 19:56Zyrtari policor e dorëzon uniformën, djali i ish-zëvëndëskomandantit
  • 19:56Qeveria mban mbledhje elektronike, bën 5 emërime
  • 19:55Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash
  • 19:55Gërvalla-kryesuesve të Mekanizmave Koordinues Lokalë: Përgjegjësia nuk delegohet, nuk shtyhet dhe nuk shmanget