Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 20:58
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

Përplasje verbale dhe fizike pati sot në Kuvendin e Kosovës, megjithatë Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike për të miratuar disa vendime.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

-“Miratuar vendimin për aprovimin e qiradhënies në parcelat në Zonën Kadastrale Cërnillë, Komuna Ferizaj, sipas kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 18 dhjetor 2033 për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Standardizim.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Pronësi Industriale.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Siguri Kibernetike.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Sportit.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore Kombinati Industrial Bujqësor ‘’Mladost’’, që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Zonës Ekonomike për Mërgimtarët’’ Zona Kadastrale Godanc i Poshtëm, Komuna Shtime.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit: Ndërtimi i “Ndërtesës Administrative” për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna Prishtinë.

– Aprovuar Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj.

– Miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

– Ndarë mjete financiare në shumën prej 100,000.00 euro, për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar. Përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, DokuFest ndikon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë publike dhe kulturore të vendit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

miratuarvendiminemërimin

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet
  • 22:06Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike
  • 21:58OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor
  • 21:50Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë
  • 21:49Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar? Çitaku tregon