Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 15:18
Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë, që pritet të jetë maratonë sot, ku do të raportojnë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ, do të ketë edhe një përballje unike.

Në këtë seancë, Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij.

Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie, shkruan lapsi.al.

PS e PD debatuan për mbi dy orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca e sotme në Kuvend.

PD këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme.

Pasi seanca u mbajt peng për disa orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë dy minuta kohë që të replikojë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:26Pak minuta para ndeshjes, Fenerbahce njofton për lëndimin e Asensios… Kante dhe Lukaku gati!
  • 19:20Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen
  • 19:18“Distancohuni nga aktet e dhunës”, ministri Gonxhja reagon për protestën: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë
  • 19:14Osmani: Paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë nesh
  • 19:13Tensionet në protestë, 7 persona në urgjencën e Traumës