Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 17:04
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

“Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 01.06.2025 ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon me datë 30.07.2025. Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për “kujdes”, KEK tha se pas datës 30.07.2025, të gjithë konsumatorët që “nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim”.

KEK gjithashtu ka inkurajuar “fuqishëm” që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30.07.2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

“Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb
  • 10:28AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
  • 10:21Policia arreston një serb në Bërnjak, iu gjet sprej lotsjellës
  • 10:20Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit