Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas 25 viteve shërbim në Policinë e Kosovës, pensionohet zyrtari Selmon Krasniqi

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 17:04
Pas 25 viteve shërbim në Policinë e Kosovës, pensionohet zyrtari Selmon Krasniqi

Pas 25 viteve shërbim në Policinë e Kosovës, sot është pensionuar zyrtari Selmon Krasniqi, shkruan Demos.

Krasniqi në vitet e para pas formimit të Policisë së Kosovës, ai u angazhua si staf civil, duke dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin dhe mbarëvajtjen e saj. Përplot 25 vite shërbim, Selmoni u shqua për korrektësinë, punën e ndershme dhe respektin që fitoi si nga kolegët ashtu edhe nga qytetarët.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai tregoi shembullin e një njeriu të qetë, të urtë dhe të përkushtuar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin ku shërbeu. Kontributi i tij nuk u mat vetëm me vite pune, por me besnikëri, seriozitet dhe dashuri ndaj detyrës dhe atdheut.

Me rastin e pensionimit, Selmon Krasniqi lë pas një karrierë të ndritur dhe një kujtim të mirë për të gjithë ata që patën fatin të punojnë pranë tij. Ai mbetet një shembull frymëzues për gjeneratat e reja, duke dëshmuar se puna e ndershme dhe përkushtimi janë vlera që vlejnë përjetësisht.

pesnsionim

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
  • 19:59Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme
  • 19:56Fitore Pacolli e quan opozitën “të shkretë”
  • 19:46Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë
  • 19:31Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës