Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 19:46
Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë

Kozeta Shagla banore e pallatit ku u vra dhe 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

Shagla tregon se ndodhej në banesë së bashku me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë dhe doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Ajo tregon se sapo doli ishte momenti kur pa dhe viktimën të shtrirë përtokë, shkruan Euronewsal

“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare.

Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”.

Ajo thekson se nuk e njihte viktimën dhe se 20-vjeçari nuk ishte banor i pallatit.

“Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet. Unë nuk e preka me dorë. Nuk e preka me dorë. Por atë skenë nuk e harroj”, u shpreh ajo.

shtrirëzhurmëmadhe

Më shumë nga Lajme

  • 13:35“Liria ka Emër” organizon tubim në Hagë në ditën e aktgjykimit
  • 13:20Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
  • 13:11Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit
  • 12:54Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
  • 12:35Parandalohet krimi në Kavajë: 47-vjeçari niset i armatosur për të vrarë 4 personat që i dhunuan nipin, arrestohet