Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale me diell dhe shtim të vranësirave. Gjatë ditës do të jetë ende ngrohtë sepse do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore para-frontale. Në perëndim dhe veriperëndim të vendit priten reshje shiu e në malet e Rugovës do të fillojnë reshje bore sidomos në mbrëmje.
Gjatë natës destabilizim i fuqishëm i motit sepse pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajonin në rajon. Vende-vende mund të ketë edhe vetëtima e bubullimë dhe reshje intensive.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen pasdite dhe në mbrëmje, me reshje shiu fillimisht në veri e veriperëndim të vendit ku mund të ketë edhe stuhi shiu me vetëtima e bubullimë. Gjatë reshje shiu në tërë vendit, vende-vende mjaft intensive e në veri e lindje do të fillojnë reshje të dendura bore në zonat kodrinore-malore.
