Papa Leo XIV ka bërë një thirrje të fortë për një “çarmatim” të inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se zhvillimi i pakontrolluar i kësaj teknologjie mund të sjellë forma të reja dominimi, përjashtimi dhe madje edhe “skllavëri moderne”.
Në enciklikën e tij të parë, të titulluar “Magnifica Humanitas”, Papa thekson se gara globale për zhvillimin e algoritmeve gjithnjë e më të avancuara dhe për mbledhjen masive të të dhënave po nxitet nga interesa gjeopolitike dhe komerciale, gjë që sipas tij rrit ndjeshëm rrezikun e abuzimit me inteligjencën artificiale, raporton BBC .
Ai ka kërkuar që pronësia dhe kontrolli i të dhënave të AI-së të mos mbetet vetëm në duart e kompanive private, duke u bërë thirrje qeverive që të vendosin rregulla të forta ligjore, mekanizma të pavarur mbikëqyrës dhe masa konkrete për mbrojtjen e punëtorëve dhe fëmijëve nga ndikimet negative të teknologjisë.
