Janë deklaruar të pafajshëm të dyshuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper lidhur me vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

Prezente është edhe bashkëshortja e të ndjerit Lika.

Ndërkohë, sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin (Rejan Bela, i cili nuk është prezent pasi i njëjti në kohën e kryerjes së veprës penale kishte qenë i mitur), me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.