Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pal Lekaj: Askush nuk ka të drejtë ta përbuzë mërgatën – rruga drejt lirisë pa ta do të ishte e dhimbshme

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 09:42
Pal Lekaj: Askush nuk ka të drejtë ta përbuzë mërgatën – rruga drejt lirisë pa ta do të ishte e dhimbshme

“Mërgata jonë nuk është vetëm histori,është themel i lirisë dhe shtyllë e zhvillimit të Kosovës”, kështu vlerëson Pal Lekaj nga AAK.

Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e mërgatës, duke e cilësuar si kyçe në precesin e lirisë.

“Kur vendi ishte në errësirë, ata ndezën dritën e shpresës. Kur lufta kërkonte sakrificë, ata dhanë gjithçka, nga djersa e punës së rëndë deri te mbështetja e pakursyer për çlirimin e vendit. Pa mërgatën, rruga jonë drejt lirisë do të ishte shumë më e gjatë dhe më e dhimbshme.

Sot, ata vazhdojnë të jenë zemra që rreh fort për Kosovën ,me investime, me dije, me përvojë dhe me dashuri të pashuar për vendin e tyre”, tha ai.

Lekaj tha se përbuzja ndaj tyre nuk duhet të lejohet.

“Mërgata janë familjet tona. Janë prindërit, vëllezërit e motrat tona që sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i përbuzë. Asnjë fjalë e ulët nuk mund ta zbehë madhështinë e kontributit të tyre. Respekt përherë për mërgatën, krenaria jonë e përbashkët!”, tha ai.

Pal Lekaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:01Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit
  • 20:01Shqipëria publikon formacionin ndaj Bjellorusisë
  • 19:32Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh
  • 19:29Hoxhaj: Masakra në Abri, një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë
  • 19:11Protestë në Goteborg të Suedisë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë