Bedri Hamza nga radhët e Partisë Demorkatike të Kosovës, i ka dhënë mbështetje sot Shukri Bujës, kandidatit të tyre për kryetar të Lipjanit.
Buja vlerësoi lartë figurën e Hamzës në PDK, teksa tha se i njëjti është shembull i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve.
“Sonte, në Shtabin e Degës së PDK-së në Lipjan, patëm nderin të mirëpresim Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve. Fitorja është e jona!”, tha ai.