Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 22:16
Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e UÇK-së me nga 45 vite burg secilin.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli e ka cilësuar këtë kërkesë si një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë.

“Kërkesa e prokurores për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së paraqet një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë. Një kërkesë e tillë rrezikon të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit dhe besimin publik në vendimmarrje të drejtë”, shkroi Pacolli.

Sipastij, lufta çlirimtare e popullit të Kosovës duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj historik dhe politik.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë një realitet historik dhe politik që duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj të plotë.Drejtësia gjegjesishte kerkesa per nje denim eventual duhet të mbështetet në prova të qarta, në përgjegjësi individuale dhe në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të normave e standardeve universal. Çdo devijim nga këto parime e largon procesin nga thelbi i drejtësisë. Për këtë arsye, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon ta bëjë këtë tribunal të perceptohet si i pabesueshëm dhe i njëanshëm, duke mos shërbyer në interes të zbardhjes së tragjedisë reale që ndodhi në Kosovë”, shkroi Pacolli në Facebook.

Behgjet Pacolli

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama - VV'së: Kapuni për dore, merreni Kallxo.com dhe Koha.net të vinë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit t'i shohin lëndët
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë