Gjatë ditës së djeshme strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me kryetarin e njëkohësisht kandidatin për kryeministër të kësaj partie Bedri Hamzen, u takuan me organizatat e dala nga lufta, shkruan GazetaDemos.
Aty u theksua se veteranët nuk do të lihen pas dore asnjëherë, dhe do ta marrin trajtmin që e meritojnë.
Kandidati i Partise Demokratike të Kosovës për deputet Fetah Paçarizi i cili mban numrin 89 në listën e kësaj partie u shpreh se:
“Pa sakrificën sublime të dëshmorëve, nuk do të kishte shtet. Pa vendosmërinë dhe guximin e veteranëve, nuk do të kishte liri”.
