Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte në komunat Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë, pas inspektimeve ku janë evidentuar shkelje të rënda të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve janë gjetur parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, punimet janë ndërprerë deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
