Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

"Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota" – Hykmete Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 22:06
"Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota" – Hykmete Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në fshatrat e Hasit, duke thënë se banorët e kësaj ane po përballen me mungesë të rrymës deri në 24 orë.

Në një reagim në Facebook, Bajrami ka thënë se kjo situatë është edhe më shqetësuese në kohën kur Kosova importon energji elektrike, ndërsa qytetarët e Hasit detyrohen të përballen me ndërprerje të gjata të furnizimit.

Sipas saj, këta banorë po diskriminohen në dy mënyra: fillimisht duke u lënë pa energji elektrike dhe më pas duke paguar, përmes tarifave të energjisë, edhe koston e importit të energjisë që shpenzohet nga konsumatorët e tjerë.

“Njëherë, duke i lënë pa energji elektrike, e pastaj duke ua ngarkuar përmes tarifave edhe koston e importit të energjisë që e shpenzojmë ne që s’kemi reduktime”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka rikujtuar edhe një deklaratë të mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, sipas së cilës në Kosovë jetohet më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i një komune.

Ajo ka thënë se pikërisht si qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilën Kurti e udhëheq prej gjashtë vjetësh, banorët e Hasit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike që zgjasin deri në një ditë të plotë.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se përgjegjësia për furnizimin me energji elektrike nuk u takon komunave, por institucioneve të nivelit qendror dhe operatorëve që veprojnë në këtë sektor.

“Pra, ta dimë ku jemi: furnizimi me energji është përgjegjësi e nivelit qendror dhe e operatorëve në këtë sektor, jo e komunave”, ka përfunduar Bajrami.

bajramihasitelektrike

Të ngjashme

Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën

Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën

11:02
Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

16:18

Më shumë nga Lajme

  • 22:26BE-ja kërkon arrestimin e Radoiçiqit, ekspertët dyshojnë për qëllimet e Serbisë
  • 22:22Vështirësi në qarkullim në tri rrugët që çojnë drejt pikave kufitare
  • 22:16Eurodeputeti kroat: Kosova meriton më shumë
  • 21:57Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar
  • 21:50Spitali i Prizrenit: S’ka thonj të zgjatur, ka kod dhe rregull