Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi nga AAK pro koalicionit me VV-në: Të shmangen zgjedhjet e jashëzakonshme

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 11:38
Krasniqi nga AAK pro koalicionit me VV-në: Të shmangen zgjedhjet e jashëzakonshme

Kandidati i AAK për kryetar të Prizrenit, njëherit kryetar i degës se AAK në Prizren, Besnik Krasniqi është deklaruar pro koalicionit me VV, në krye me mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufca.

Ai tha se kjo mundësi duhetbtë shqyrtohet me seriozitet nga AAK, për t’u shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Besoj fort se dalja e z. Konjufca si kandidat për kryeministër ka ndryshuar llogaritë politike në vend. Ky zhvillim kërkon qasje serioze, të matur dhe larg interesave të ngushta partiake.

Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse kjo hap rrugën për stabilitet institucional, shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe zgjidh njëherë e mirë çështjen e presidentit. Nëse VV dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës.

Sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe. Kërkohet stabilitet, jo tension. Kërkohet vendim, jo improvizim. Kosova ka nevojë për drejtim të qartë, dhe kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër”, tha ai.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim