Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u mbajt sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi, OVL-UÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët për pjesëmarrjen në marsh, duke theksuar se mesazhi i tyre nuk mund të injorohet.
“Populli foli edhe njëherë. Faleminderit bashkëluftëtarë e qytetarë. Këta zëra nuk mund të injorohen”, ka shkruar OVL-UÇK.

