Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK reagon ndaj deklaratave të Speciales për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 20:27
OVL e UÇK reagon ndaj deklaratave të Speciales për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila përmes faqes së saj zyrtare në “X” deklaroi se gjyqtarët sigurojnë respektimin e të drejtave të të akuzuarve në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK e konsideron deklaratën e gjykatës si një përpjekje për të “hedhur hi syve popullit të Kosovës”.

Organizata thekson se qytetarët kanë parë gjatë gjithë këtyre viteve shkeljet e të drejtave themelore të të akuzuarve dhe nuk besojnë në respektimin real të Kushtetutës gjatë procesit.

“Pikërisht për këtë arsye, sot shtrojmë një pyetje të thjeshtë dhe krejt legjitime: nëse gjykimi është në fazën përmbyllëse, pse bashkëluftëtarët tanë nuk lejohen ta presin verdiktin përfundimtar në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit të tyre?” thuhet në reagim.OVL e UÇK thekson se mbajtja e të akuzuarve në paraburgim të pafund është e paarsyeshme, duke kërkuar një përgjigje të qartë dhe jo deklarata formale. Organizata thekson se kërkon drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta, siç aplikohen në çdo sistem gjyqësor demokratik.Ky reagim vjen në një kohë kur Gjykata Speciale po afrohet drejt përfundimit të proceseve të saj, ndërsa tensionet dhe polemikat për të drejtat e të akuzuarve mbeten një çështje me rëndësi të madhe për opinionin publik në Kosovë.

OVL UCK

Të ngjashme

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

18:32

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit