Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani vizitoi trenjakët që lindën natën e ndërrimit të motmoteve

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 23:02
Osmani vizitoi trenjakët që lindën natën e ndërrimit të motmoteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi dje spitalin ku kanë lindur trenjakët e parë të vitit, me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi për rëndësinë e familjes si vlerë të fortë të shoqërisë dhe ka vlerësuar përkushtimin e personelit mjekësor në kujdesin ndaj foshnjave dhe nënave.

“Në atë dhomë kishte dashuri, forcë dhe përkushtim. Përveç trenjakëve, aty ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë, duke dëshmuar se familja mbetet vlera më e fortë e shoqërisë sonë. Trenjakët po rriten të rrethuar nga dashuria e pakushtëzuar e nënës dhe familjes, si dhe nga përkujdesja maksimale dhe profesionale e personelit mjekësor, të cilët çdo ditë japin më të mirën për jetët më të reja mes nesh”, shkroi ajo.

E para e shtetit ka shkruar po ashtu se dashuria dhe kujdesi i pakushtëzuar i familjes, së bashku me profesionalizmin e personelit mjekësor, janë faktor kyç për rritjen e fëmijëve dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët. Prandaj, është me rëndësi që mbështetja për nënat, fëmijët dhe familjet të vazhdojë. Uroj që këta fëmijë të rriten me shëndet, dashuri dhe siguri, e që çdo nënë të ndihet e mbështetur, e respektuar dhe e vlerësuar”, shkroi Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë
  • 16:1350 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025
  • 16:08A pati bastisje në Ministrinë e Arsimit, flasin nga ky institucion
  • 16:06BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës
  • 15:57Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!