Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes, që kremtohet sipas kalendarit julian.
Në urimin e saj, Osmani ka theksuar rëndësinë e festës si një burim paqeje dhe harmonisë në familje.
“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira. Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë Osmani
