Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite, ai ia dorëzon ftesën e Princit të Kurorës për të marrë pjesë në një forum në Riad

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 12:53
Osmani takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite, ai ia dorëzon ftesën e Princit të Kurorës për të marrë pjesë në një forum në Riad

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për Kosovën nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Ambasadori Hifzi i ka dorëzuar Osmanit ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie…Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Faisal Ghazi Ismail HifziVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 10:57Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje
  • 10:51Si u largua fshehurazi Trump nga Turqia, Washington Post publikon detaje të pazakonta
  • 10:36“Keni zgjedhur rrugën e gabuar”, ish-ministri i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën
  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve
  • 10:16Me kallash në dasmë, katër persona arrestohen Malishevë