Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 10:19
Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si vonesë që po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se ndërsa Kuvendi vazhdon të mbetet pa Kryetar, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve.

“Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro. Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se Aleanca është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit politik dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta pranojë ofertën e saj me gjashtë pika.

“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve! Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!”, ka theksuar Ramadani.

Sipas tij, zvarritja e procesit për konstituimin e Kuvendit nuk duhet të vazhdojë në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

ramadanikuvenditqytetarëve

Të ngjashme

Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

09:29
Sulmi ndaj Kuvendit, reagon kryekuvendari i Shqipërisë

Sulmi ndaj Kuvendit, reagon kryekuvendari i Shqipërisë

20:23

Më shumë nga Lajme

  • 08:03Ngjarjet e paralajmëruara për sot
  • 08:03Policia e Shtetit mohon pretendimet se kishte policë nga Serbia: Lajme të pavërteta!
  • 08:02Dhunë dhe plaçkitje, u sulmuan institucionet, bankat e bizneset – çka ndodhi dje në protestë
  • 08:01Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës
  • 08:00Mamografia mobile në Mitrovicë, gratë kontrollohen falas për kancerin e gjirit