Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 10:05
Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ajo ngjiti shkallët në Presidencë me buzëqeshje dhe përshëndeti me dorë gazetarët.

Lëvizja Vetëvendosje dje e hodhi poshtë zyrtarisht mundësinë që ta mbështesë Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon.

Në vend të kësaj, partia e Albin Kurtit vendosi që ta kandidojë Glauk Konjufcën për president.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit skadon sot, më 5 mars, në mesnatë.

Për t’u thirrur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, nevojitet edhe një kandidat tjetër.

LVV-ja ka kërkuar që kandidati tjetër të vijë nga opozita, por partitë opozitare kanë thënë se refuzojnë të hyjnë në garë me një rezultat të paracaktuar. Kjo do të bënte që kandidati i LVV-së të zgjidhej president në rundin e tretë të votimit, meqenëse partia e Kurtit e ka në Kuvend shumicën prej 61 votave që nevojitet në atë rast.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha mbrëmë se i kishin ofruar Osmanit nënshkrimet për të kandiduar, por se ajo kishte refuzuar.

Nga Presidenca thanë se Osmanit iu ofrua vetëm mundësia që “të hyjë në garë vec sa per formalitet”, por jo përkrahja, e cila në këtë rast është zhvendosur te Konjufca.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme
  • 11:55Nura: LVV nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin, thirreni seancën
  • 11:52Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë
  • 11:49Bytyqi: Kosova s’ka kohë për të humbur, institucionet duhet të formohen urgjentisht
  • 11:44Kapen mbi një kilogram marihuanë në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari