Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit

“Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm. ”, ka shkruar Osmani.