Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes.
Vizita e ministrës Backes, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të qeverisë të Luksemburgut, përfshin takime dhe aktivitete të rëndësishme. Ajo është e shoqëruar nga homologu i saj belg, ministri i Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme, Theo Francken, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Steve Thull.