Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani për Kurtin: Unë e mbrojta kur të gjithë donin ta rrëzonin, ai më rrëzoi mua kur të gjithë më kërkonin

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 22:21
Osmani për Kurtin: Unë e mbrojta kur të gjithë donin ta rrëzonin, ai më rrëzoi mua kur të gjithë më kërkonin

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur sot në lidhje me akuzat që i janë bërë nga VV se ajo i kishte bërë një “puç” për ta rrëzuar Qeverinë bashkë me opozitën apo Edi Ramën.

Ajo e ka mohuar këtë, ndërsa tha se nëse do të donte ta rrëzonte Qeverinë nuk do të kërkonte të rizgjidhej si Presidente. Sipas saj, rizgjedhja e saj në krye të shtetit, i garantonte VV-së 51% e jo ndërprerjen e saj.

“Nëse do të kisha plane tjera, fare nuk do të merresha me Presidencën. Sikur të kisha plane tjera do të kandidoja edhe në zgjedhjet e dhjetorit, apo do të insistoja të mos respektoheshin afatet kushtetuese por të jepeshin edhe 60 ditë siç kërkonin në mënyrë kundërkushtetuese, ashtu që të bëhej një gjë e tillë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se për akuzat që i janë bërë për bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë apo Rusinë, do t’i drejtohet Gjykatës.

” Me komentues nuk merrem, por me ata që janë sot në politikë por më kanë akuzuar padrejtësisht për pjesëmarrje në situata të tilla, do të merrem në Gjykatë deri në frymën e fundit”, ka thënë ajo.

Osmani ka folur edhe për Albin Kurtin, dhe “mbrojtjen” që ajo ka thënë se i ka bërë atij.

“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë donin ta rrëzonin, por ai më rrëzoi mua kur të gjithë më kërkonin si Presidente. E kam mbrojtur edhe në momente të rënda si marsi 2020, edhe sfida të shumta gjatë këtyre 5 viteve. Kur të gjithë donin ta rrëzonin unë dilja ta mbroja, kur populli më kërkonte ai e bëri të kundërtën. Bashkëpunimi ynë ka qenë garanca e një mandati tjetër të Qeverisë, ata nuk e duan, juu uroj suksese ta zgjedhin Presidentin e ri”, ka thënë Osmani.

Në lidhje me mundësinë për të kandiduar përsëri për Presidente, Osmani e ka parë pak a shumë si të pamundur.

“Unë nuk mund të kërkoj mbështetje nga partitë opozitare kur nuk e kam mbështetjen e partisë më të madhe shumë para dekretit”, ka shtuar ajo.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 21:59Raportohet se ka përfunduar takimi i paparalajmëruar Kurti–Abdixhiku
  • 21:54Kurti me Abdixhikun raportohet se po zhvillojnë takim në Kuvend, pjesëmarrëse edhe Osmani
  • 21:38E rëndë në Lezhë: Shpërthen bombola e gazit, 6 pjesëtarë të familjes përfundojnë në spital
  • 21:23Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
  • 21:21Prishtina përkujton vizitën historike të Bob Dole: Ndihmoi që zëri i popullit tonë të dëgjohej në SHBA