Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani për kërkesën e VV dhe PDK për një vend në KQZ: Po e presim vendimin e Kushtetueses se si të veprojmë

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 12:14
Osmani për kërkesën e VV dhe PDK për një vend në KQZ: Po e presim vendimin e Kushtetueses se si të veprojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media ka treguar se i ka drejtuar një kërkesë të dytë Gjykatës Kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të KQZ’së, meqë në kërkesën e parë të drejtuar si kërkesë për sqarim, Kushtetuesja s’ka pranuar të sqarojë sipas një standardi të ri të vendosur.

Osmani ka treguar se LVV dhe PDK kanë kërkuar që t’iu emërohen më shumë anëtarë sesa që e lejon Kushtetuta, prandaj pritet që kjo çështje të sqarohet nga Gjykata.

“Janë kërkuar tre nga Vetëvendosja e janë emëruar vetëm dy, janë kërkuar dy nga PDK dhe janë emëruar vetëm një, pra janë kërkuar emërime më shumë sesa i lejon Kushtetuta. Meqë kjo nuk është sqaruar nga Kushtetuesja, kam kërkuar që të sqarohet. Kjo çështje ka qenë e paqartë për secilin president. Në momentin që sqarohet, vijohet me emërimin. Ende s’e ka sqaruar, s’ka marrë vendim.”, ka thënë Osmani.

“S’është që vetëm një anëtar i VV’së nuk është emëruar, është edhe një i PDK’së. Pra meqë aty është vetëm një vend dhe nuk i zë dy, duhet me e pyet Gjykatën se si të veprohet tutje”, ka shtuar tutje Osmani.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 21:40Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë
  • 21:33Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin
  • 21:32Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
  • 21:27Haradinaj: Ata që po presin dënimin e Thaçit, do të digjen shumë keq
  • 21:26Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë