Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Osmani: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 08:25
Osmani: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklarim për media, pas takimit me zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, gjatë qëndrimit të saj në Washington, tha se ka besim të plotë te presidenti Trump.

Osmani ia ka shprehur falënderimet e popullit të Kosovës për ligjin që sapo ka nënshkruar presidenti Trump, në të cilin përfshihet edhe Republika e Kosovës dhe jo vetëm kaq, por në veçanti thuhet se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

“Prandaj mbrohet integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit tonë. Qartësohet se dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke, përkrahet anëtarësimi ynë në NATO, si dhe investimet strategjike në fushën e ekonomisë. Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleati ynë më i rëndësishëm strategjik, dhe të njëjtën kohë për hapat përpara dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim, në mënyrë që dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthehet”, tha ajo.

E para e vendit tha se Kosova ka besim të plotë në administratën Trump.

“Jemi ndër një nga shtetet e para që kemi përkrahur një sërë veprimesh të ndërmarra nga presidenti Trump, kontributi i të cilit për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë është i domosdoshëm dhe ka qenë i vazhdueshëm”, tha ajo ndër të tjera.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor, SHBA-ja zotohet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.

Donald TrumpVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm
  • 14:02Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas, dyshohet për vjedhje
  • 13:32Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime
  • 13:30Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
  • 13:30Ajri i ndotur mbetet alarm për Kosovën, Avokati i Popullit evidenton dështimet