Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

GD
Gazeta Demos24 gusht 2025 në 15:51
Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Presidentja Osmani ka shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.

Sipas saj, Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.

Në veçanti, Osmani vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u ndaj dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Më shumë nga Lajme

  • 19:46Çka tha Kurti për zhvillimet në LDK
  • 19:35Muhaxheri: Mbështes qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për Kosovën!
  • 19:086 deputetë të LDK kundër Sejdiut president, flet Arbërie Nagavci
  • 19:05Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
  • 19:02Deputeti i LDK, Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin