Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 19:05
Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”

Pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të thërrasë menjëherë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar situatën aktuale si krizë institucionale.

Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat

“Albin, tash thirre seancën menjëherë dhe konstituoje Kuvendin. Të paktën, riktheje demokracinë dhe rendin kushtetues në vend”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, pengimi i funksionalizimit të institucioneve dhe zvarritja e procesit nuk përbëjnë demokraci.

“Pengmarrja e institucioneve, lojërat me shtetin dhe qytetarët nuk janë demokraci – janë abuzim”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka kërkuar përfundimin e krizës politike dhe rikthimin e funksionimit institucional.

“Mjaft më me krizë. Demokraci. Tash. Menjëherë!”, ka përfunduar Çitaku.

çitakuseancënkrizë

Më shumë nga Lajme

  • 18:55Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
  • 18:54Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen
  • 18:36Nufi takon komandantin e ri të KFOR-it: Kontribuojmë në promovimin e stabilitetit në Kosovë
  • 18:34Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim
  • 18:24Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së