Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Kushtetuesja në Maqedoninë e Veriut po rrezikon stabilitetin

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 19:33
Osmani: Kushtetuesja në Maqedoninë e Veriut po rrezikon stabilitetin

Në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet për të minuar marrëveshjet që kanë garantuar stabilitetin në rajon, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e përgjithshme.

Sipas njoftimit nga BDI, ai deklaroi se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit.

“Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e hapësirës së konkurrencës strategjike dhe se integrimi rajonal, infrastruktura dhe bashkëpunimi politik janë elemente kyçe të parandalimit modern. Në këtë kontekst, Osmani përmendi edhe Iniciativën e Korridorit 8, të cilën e cilësoi si projekt sigurie për krahun jugor të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Në fund, ai apeloi që rajoni të mos trajtohet vetëm si hapësirë për menaxhimin e krizave, por si investim strategjik në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, duke paralajmëruar se injorimi i këtyre zhvillimeve sot mund të prodhojë pasoja serioze në të ardhmen.

Bujar Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Fadil Geci: Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese, krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtetin
  • 14:12Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit
  • 13:53Lirim Mehmetaj i reagon Fatos Gecit: S'mund ta dërgosh askënd në Polici për opinione, ka marrë fund ajo kohë
  • 13:49Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
  • 13:13Pas pak nis seanca, familjarët e Gani Gecit shihen në oborrin e Gjykatës