Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar deputetit të grupit parlamentar të VV-së, Fatos Gecit, pas postimit lidhur me denoncimin që e ka bërë ndaj tij, për të cilin pretendon se nuk është trajtuar siç duhet nga organet e rendit.
Mehmetaj iu përgjigj atij po ashtu përmes Facebook-ut, duke thënë se Geci ka shkuar në Polici vetëm pasi rasti mes tyre i ka marrë përmasat e mëdha.
"Deputeti i pushtetit Fatos Geci paska shkruar se është ankuar për mua në polici, duke dashur kështu të tregojë se ai i përcjellë rrugët institucionale për të zgjidhur problemet.
Sikur të ishte kështu, nuk do të dërgonte familjarë në zyrën time, madje edhe po të donin ata do t’i ndalonte ky duke iu treguar se këto punë zgjidhen përmes rrugëve institucionale.
E vërteta është se ai ka shkuar në polici vetëm pasi ngjarja i ka marrë përmasat që i ka marrë, duke treguar kështu se ai nuk e respekton as shtetin që vetë partia e tij e udhëheqë."


