“Unë ja kam besuar plotësisht udhëheqjen e dialogut Kryeministrit dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk kam dërguar përfaqësues të vetin në Dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pas përfaqësuesin e vet në Dialog, edhe presidentja Jahjaga e ka pas”, tha Osmani për Kurtin dhe punën e tij në dialogun Kosovë Serbi.
Ajo shtoi se ka qenë e vetmja që s’ka dërguar përfaqësues në Dialog, “duke treguar besim të plotë në kryeministrin”, tha Osmani te gazetari Çim Peka.
