Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të komandant Ismet Jasharit – Kumanova, një nga figurat më emblematike dhe të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar me krenari dhe respekt kujtimin e komandant Jasharit, i cili ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm dhe frymëzim i pashuar për brezat e ardhshëm.