Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani e “harron” konstatimin se po luhet “bixhoz me aleatët”: Gjithnjë ka pasur dhe do të ketë qeveri proamerikane

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 13:19
Osmani e “harron” konstatimin se po luhet “bixhoz me aleatët”: Gjithnjë ka pasur dhe do të ketë qeveri proamerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pas takimit me kongresistët amerikanë deklaroi se Kosova “gjithnjë ka pasur dhe gjithnjë do të ketë qeveri proamerikane”, duke theksuar se në vend “nuk ka pasur asnjëherë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane”.

E para e vendit tha se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i ngushtë dhe thelbësor për sigurinë dhe integrimet euroatlantike të vendit, duke shtuar se koordinimi me Uashingtonin është i pazëvendësueshëm.

“Ata janë partnerë të pazëvendësueshëm për sigurinë tonë dhe ecjen tonë përpara në integrimet euroatlantike, prandaj është e rëndësishme që koordinimin ta kemi të plotë dhe bashkëpunimin e fuqishëm,“ u shpreh Osmani.

Por, kjo qasje paraqet një dallim të dukshëm nga qëndrimet e saj në dhjetor të vitit të kaluar, kur presidentja pati lëshuar kritika të rënda lidhur me raportet e Qeverisë Kurti me aleatët perëndimorë.

Në adresimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës në dhjetor, Osmani kishte paralajmëruar se “vënia në rrezik e aleancave, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës”.

Ajo kishte theksuar se nuk i kupton “talljet dhe sulmet ndaj aleatëve”, duke lënë të kuptohet se sjelljet e Qeverisë mund të dëmtonin marrëdhëniet strategjike të vendit me SHBA-në.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cënimi i tyre e cënon vetë mbrojtjen e republikës sonë. Shihni deklarimet e liderëve të superfuqive botërore. Do të shihni qindra deklarata fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse nuk mund t’ia dalin të vetëm. Prandaj asnjëherë nuk e kam mirëkuptuar e kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi duhet shumë punë, shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleancave bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t’i çojë interesat e Kosovës para”, pati thotë Osmani në dhjetor të vitit të kaluar.

Sot, megjithatë, Osmani doli me një ton më pajtues, duke theksuar se çdo qeveri e Kosovës vjen nga “populli më proamerikan në botë”, prandaj – sipas saj – automatikisht është proamerikane.

“Në Kosovë ka pasur gjithnjë dhe do të ketë gjithnjë në të ardhmen qeveri proamerikane, që mund ta gjejë ndokush, për shkak se kemi popullin më proamerikan dhe secila qeveri e Kosovës që vjen, vjen po nga ky popull,” u shpreh ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 17:14MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion
  • 17:13Pritje deri në një orë në disa pika kufitare, më e ngarkuara Muçibaba
  • 17:03Zhvillimet në Kuvend, çka shkruan mediat e huaja?
  • 16:54Rrezarta Krasniqi për vezët në Kuvend: VV-ja hidhte vezë për pushtet, sot hidhen për ta ruajtur shtetin
  • 16:40“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Ambulanca erdhi pas 15-20 minutash