Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani bëri të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës.

“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar sot e para e vendit në rrjetet sociale duke ndarë edhe shumë fotografi nga pritja e mërgatës.

E gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani tha se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë.