Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani dhe Abdixhiku nderojnë viktimat e Masakrës së Qyshkut: Drejtësia për ta mbetet obligim institucional dhe kombëtar

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 12:34
Osmani dhe Abdixhiku nderojnë viktimat e Masakrës së Qyshkut: Drejtësia për ta mbetet obligim institucional dhe kombëtar

Mes dhimbjes, kujtesës dhe thirrjes për drejtësi, në fshatin Qyshk u përkujtuan sot viktimat e një prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë. Pranë lapidarit të të rënëve, kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, bënë homazhe në nderim të civilëve të vrarë në masakrat e Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit.

Në përvjetorin e masakrës së 14 majit 1999, u rikujtua krimi i kryer nga forcat e regjimit serb ndaj popullatës civile shqiptare në rajonin e Pejës. Sipas të dhënave të bëra publike, në Qyshk u vranë 44 civilë, në Zahaq 17, në Pavlan 21 dhe në Llabjan 13 civilë shqiptarë. Në tërë zonën Qyshk–Pavlan–Zahaq–Llabjan, rreth 100 civilë u masakruan mizorisht.

Gjatë homazheve, Osmani dhe Abdixhiku nderuan kujtimin e viktimave dhe ritheksuan rëndësinë që krimet e luftës të mos harrohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e sakrificës për liri dhe shtet. Drejtësia për viktimat e luftës vazhdon të mbetet obligim institucional dhe kombëtar, sepse paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe drejtësinë”, u tha gjatë homazheve.

Në këtë përvjetor, u bë thirrje për ruajtjen e kujtesës institucionale dhe qytetare për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, si dhe për vazhdimin e angazhimit në kërkim të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Lumir AbdixhikuVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
  • 15:05OVL-UÇK falënderon shqiptarët dhe mërgatën për protestat në mbështetje të çlirimtarëve
  • 15:02“Dosja 23”: 9 të prangosurit në veri ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit
  • 14:55Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë
  • 14:48Mobilizim i policisë para protestës së tifo-grupeve të Kosovës