Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: 18 deputetët e LDK-së ishin pajtuar për president konsensual

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:23
Osmani: 18 deputetët e LDK-së ishin pajtuar për president konsensual

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se fillimisht kishte pasur unanimitet të plotë në grupin parlamentar të LDK-së për të diskutuar për një president nga radhët e kësaj partie.

Ajo tha se, pasi nuk u arrit pajtim me Vetëvendosjen për një bashkëqeverisje dhe president të LDK-së, në parti u diskutua alternativa e një presidenti konsensual dhe jo partiak.

Sipas Osmanit, edhe për këtë propozim kishte pasur mbështetje të plotë nga 18 deputetët e LDK-së, përfshirë edhe një nga gjashtë deputetët që tashmë kanë deklaruar publikisht se janë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut.

“Një deputet ka thënë: ‘Mua nuk më pëlqen fare’, por nuk do të dalë kundër qëndrimit të shumicës. Edhe pse mua fare nuk më pëlqen kjo çështje, megjithatë në fund unë do ta respektoj vendimin e shumicës dhe do të votoj pro qëndrimit të partisë”, ka treguar Osmani në Klan Kosova.

Ajo theksoi se në esencë, sipas saj, LDK-ja kishte 18 vota për një president konsensual, jo partiak.

“Pa pjesëmarrje në qeveri, pa president të LDK-së, pa asnjë pozicion për LDK-në, me një president jo partiak, konsensual, i cili kemi kërkuar që të jetë dikush që e respekton Kushtetutën, mbron interesat shtetërore dhe tenton ta krijojë balancën demokratike”, ka thënë Osmani.

Osmani ka bërë të ditur se diskutimi në grupin parlamentar kishte zgjatur rreth katër orë, pas së cilës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte dalë para mediave dhe kishte deklaruar se partia kishte vendosur të mos kërkonte pozita në qeveri dhe as postin e presidentit për LDK-në.

Sipas saj, qëllimi ishte që LDK-ja të qëndronte në opozitë dhe ta kundërshtonte qeverinë për çështjet me të cilat nuk pajtohej, ndërsa një president konsensual do të mbështetej në funksion të stabilitetit institucional dhe parandalimit të zgjedhjeve të reja

ldk-sëpresidentosmani

Të ngjashme

“S’do mbështesnin as kandidat të LDK-së”: Osmani zbulon çka u diskutua në mbledhjen e LDK-së

“S’do mbështesnin as kandidat të LDK-së”: Osmani zbulon çka u diskutua në mbledhjen e LDK-së

21:40
Zemaj për gjashtëshen e LDK-së që refuzoi ta votojë kandidatin Sejdiu: Nuk e kemi ne përgjegjësinë nëse vendi shkon në zgjedhje

Zemaj për gjashtëshen e LDK-së që refuzoi ta votojë kandidatin Sejdiu: Nuk e kemi ne përgjegjësinë nëse vendi shkon në zgjedhje

21:31
Refuzimi nga LVV për ta bërë presidente, kështu e komenton Osmani

Refuzimi nga LVV për ta bërë presidente, kështu e komenton Osmani

21:29
Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

21:15

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
  • 22:35Hasanpapaj: Rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk duhet të përdoret kundër Sejdiut
  • 22:18Kërçeli: Për 6 të pakënaqur, duhet të dalin prapë 900 mijë qytetarë me votu, a?
  • 22:17Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë
  • 22:11Behrami: Data 16 shtator është duke shkaktuar ankth të shumëfishtë te armiqtë e Kosovës