Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci

GD
Gazeta Demos2 janar 2026 në 18:36
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare .

Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“@OSCEKosovo vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar përmes përpjekjeve tona të përbashkëta në #NdërtiminEInstitucioneve.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sot Dacit i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, përfaqësues të lartë të institucioneve, miq dhe qytetarë të shumtë.

Figura dhe veprimtaria e Dacit u nderuan përmes homazheve dhe akademisë përkujtimore, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera politike dhe akademike.

Më shumë nga Lajme

  • 12:24'“Ishalla Zoti iu bën fëmijën për nevoja që nuk iu del kurrë ilaq”", eskalon veterani Agim Pllashniku, mallkon fëmijët e deputetëve:
  • 12:16Abdixhiku e Osmani s’deklarohen për media pasi Kurti s’propozoi kandidat për kryeparlamentar
  • 12:09Zemaj: Mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, Kurti po bën edhe fushatë sikur është një dhe i vetmi
  • 12:07Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme e VV-së
  • 12:06“A pate more burrë kohë 30 ditë?”, Tahiri i ashpër pas moskonstituimit: Papërgjegjësi e VV-së