Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OSBE publikon raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 13:25
OSBE publikon raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e ka publikuar “Raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Shefi i këtij misioni, Gerard McGurk, tha se ky raport reflekton punën e shtatë viteve të monitorimit sistematik të gjykimeve të luftës në Kosovë dhe se paraqet gjetjet e 48 rasteve të krimeve të luftës, të gjykuara para Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, raporti analizon 48 raste të krimeve të luftës që përfshijnë 138 të akuzuar, të gjykuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në periudhën 2019-2025. Duke u mbështetur në shtatë vjet të monitorimit sistematik të gjykimeve, raporti vlerëson shkallën në të cilën procedurat përputhen me standardet vendore dhe ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe identifikon zhvillimet dhe sfidat kryesore në gjykimin e rasteve të krimeve të luftës.

Raporti evidenton përparim të rëndësishëm dhe nxjerr në pah shembuj të praktikës së mirë gjyqësore dhe përpjekjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës për të zbatuar garancitë për gjykim të drejtë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, raporti thekson se përparimi në gjykimin e krimeve të luftës duhet të shoqërohet me masa më të forta mbrojtëse, konsistencë më të madhe procedurale dhe mbështetje më efektive për viktimat dhe dëshmitarët, në mënyrë që procedurat të mund të kontribuojnë në një drejtësi kuptimplotë dhe në përputhje me të drejtat.

Tutje, raporti identifikon një numër sfidash të vazhdueshme që ndikojnë në efikasitetin dhe konsistencën e procedurave. Këto përfshijnë vonesa të zgjatura që kanë të bëjnë me mosparaqitjen e dëshmitarëve, ndryshime në përbërjen e trupit gjykues, vonesa në paraqitjen dhe përkthimin e provave, si dhe kufizime logjistike. Raporti po ashtu thekson shqetësimet në lidhje me cilësinë dhe mungesën e individualizimit të aktakuzave në disa raste, sfidat e provave dhe çështjet procedurale që lindin në procedurat e zhvilluara në mungesë.

“Besueshmëria e procedurave në raste komplekse dhe të ndjeshme varet jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga drejtësia, konsistenca, transparenca dhe afatshmëria e procesit. Përmes monitorimit të gjykimeve, ne ndihmojmë që vëzhgimet në gjykatore të shndërrohen në rekomandime praktike, identifikim të sfidave sistemike dhe mbështetje për institucionet në forcimin e masave mbrojtëse, rritjen e besimit të publikut dhe qasjes në drejtësi për viktimat dhe dëshmitarët, duke respektuar plotësisht pavarësinë gjyqësore,” tha Ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti përfundon me rekomandime për institucionet përgjegjëse si bazë për shqyrtim dhe ndjekje të mëtutjeshme të çështjeve procedurale dhe praktike të identifikuara në raport. Këto rekomandime synojnë të mbështesin procedura që zhvillohen në përputhje me të drejtat, të përforcojnë besimin e publikut dhe të sigurojnë që mësimet nga monitorimi të përkthehen në përmirësime konkrete në praktikë.

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës
  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare