Në kuadër të avancimit profesional dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, një grup zyrtarësh të Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Trajnimin e Avancuar për Armë Zjarri, duke u certifikuar njëkohësisht me titullin “Trajner i Trajnerëve” (Training of Trainers – ToT).
Trajnimi disa-javor është realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe është zhvilluar në mënyrë intensive, duke kombinuar mësimin teorik me ushtrime praktike, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe trajnimit profesional.
Programi ka përfshirë temat kryesore si:
Menaxhimi dhe siguria e armëve të zjarrit Standardet profesionale të përdorimit operacional Metodologjia e trajnimit dhe vlerësimit Zhvillimi i aftësive pedagogjike për trajnim të avancuar Testime teorike dhe praktike sipas kritereve ndërkombëtare Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha moduleve dhe kalimit të testeve përfundimtare, pjesëmarrësit janë certifikuar si Trajnerë të Trajnerëve, duke fituar kompetenca për të trajnuar dhe certifikuar zyrtarë të tjerë policorë në fushën e përdorimit të armëve të zjarrit.
