Partia Demokratike Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca, janë mbledhur sonte në ndërtesën e Kuvendit duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të thirret për sonte, para skadimit të afatit kushtetues.
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se do të kërkojnë të mbledhin nënshkrimet e partive opozitare për të thirrur një seancë sonte nga ora 22:30.
E këto zhvillime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i quajti “shfaqje teatrale”.
“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi për Kosovapress.


