Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka zhvilluar operacionin “Pranvera 2025” në kuadër të aktiviteteve të EMPACT dhe JAD SEE, në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX dhe vende partnere .
Gjatë operacionit, janë inspektuar 47 lokale me muzikë live dhe 67 qendra masazhi, ku janë hasur gjithsej 631 persona. Si rezultat, janë mbyllur 8 lokale për shkelje administrative dhe 22 qendra masazhi po për çështjen e njëjtë.
Janë iniciuar 10 raste për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës me 10 të arrestuara dhe janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues. Po ashtu, janë hapur 7 raste për prostitucion, ku janë arrestuar 14 persona, ndërsa 7 të huajve u është shqiptuar masa e dëbimit nga Kosova.
Policia bën të ditur se është iniciuar edhe një rast për “shfrytëzim të viktimave të trafikimit”, ndërsa një tjetër për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 dokumente të personave të huaj për verifikim.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj. si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta.
Operacionet policore të realizuara në periudhën e lartcekur kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve dhe inicimin e rasteve dhe personave të përfshirë si në vijim: Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve (muzikë live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej:
– 482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), – prej tyre 204 shtetas të Kosovës, – 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi), – Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.
Inspektim i 67 qendrave të masazhit ku janë hasur gjithsej: